Vrasjet në Vlorë, gjykata vendos ‘arrest në burg’ për 2 nga autorët

0“Arrest me burg”. Kjo ishte masa e sigurisë e vendosur gjatë ditës së sotme u vendos për 2 të të arrestuarit nga policia e Vlorës, të përfshirë në konfliktin në lagjen e njohur si “Çole”, ku mbetën të vrarë tre persona, ndërsa një tjetër ngeli i plagosur.
 
Ani Begaj dhe Ervis Mehmeti të akuzuar për vrasjen e dy personave kanë hyrë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Aleksandër Llanaj, tjetër i arrestuar për këtë ngjarje ndodhet ende në spital, ndaj masa e sigurisë për të pritet të jepet një tjetër ditë. 
 
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në ambientet e jashtme të lokalit “Adore”, kur nga dy makina BMË X5 u qëllua me kallashnikov në drejtim të 27-vjeçarit, Alfred Velaj dhe 29-vjeçarit, Haki Rakipaj të cilët ndodheshin të ulur në lokal.
 
Por dy të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletë kundrejt autorëve, e për pasojë humbën jetën Albi Limaj dhe u plagos Aleksandër Llanaj, ndërsa edhe Velaj me Rakipaj nuk mundën t’i rezistonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.
 
Authors

*

Top