Ulpiana Aliaj dhe Armando Likaj rikthen në TKOB me “Një Requiem Gjerman”

Poster A3“Një Requiem Gjerman” është shfaqja e radhës në TKOB. Shfaqja nga Johannes Brahms vjen për publikin e kryeqytetit më 14 Maj 2015, në orën 20.00 nën interpretimin e Ulpiana Aliaj (soprano), Armando Likaj (bariton) dhe nën shoqërimin e Korit dhe Orkestrës Simfonike të TKOB, me dirigjent, Paolo Carbone. Kjo vepër përbën një vepër të madhe e shkruar për Kor, Orkestër, dhe solistë, një soprano dhe një bariton.

  Dy fjalë për veprën

 E krijuar midis viteve 1865 dhe 1868, ajo përfshin 7 kohë të cilat së bashku zgjasin 65-80 minuta, duke e bërë kështu veprën më të gjatë që Brahms ka shkruar. Ky është një requiem i cili mund të përshkruhet si i shenjtë por jo liturgjik dhe ndryshe nga reëuiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht por në gjermanisht, sic përshkruhet edhe në titull.

Humbja e të ëmës në 1865 e përjetuar me shumë dhimbje mund të jetë ajo që ka inspiruar Ein deutsches Requiem, por mund të jetë ndikuar edhe nga nostalgjia për vdekjen e Robert Schmann-it, megjithatë Brahms asnjëherë nuk është shprehur për këtë. Premiera vetëm e tre kohëve të para u vendos ne skenë në Vienë në Dhjetor të 1867, por për një gabim në interpretim ajo shkoi shumë keq. 6 muaj më vonë, performanca që përfshinte 6 kohë, u performua në Katedralen e Bremen e drejtuar nga vetë Brahms dhe suksesi që pati, shënoi një pikë kthese në karrierën e kompozitorit. Versioni final me 7 kohë u interpretua për herë të parë në 18 Shkurt 1869.

Libreti I kësaj vepre është mbledhur nga vetë Brahms, dhe teksti është marrë nga Bibla Luteriane Gjermane dhe ndryshe nga tradicionalja, teksti është në gjermanisht. Fjala “Gjermane” në titull I referohet pikërisht përdorimit të gjuhës dhe Brahms është shprehur që ai do të kishte preferuar ta titullonte veprën “Ein menschliches Requiem” (Një requiem njerëzore).

Paolo Carbone (Dirigjent)

Është diplomuar për klarinetë në Konservatorin “Arcangelo Corelli” në Mesina dhe më pas ka ndjekur studimet në “Santa Cecilia” Romë, për kompozim, muzikë korale dhe drejtim kori si dhe drejtim orkestre. Po në Romë ai ka ndjekur studimet dhe është diplomuar për Letërsi Moderne.

Më tej, nën drejtimin e profesorëve të njohur si Bruno Aprea, George Pehlivanian dhe Gianluigi Gelmetti, ka ndjekur disa kurse specializimi pëe Drejtim Orkestral në Akademinë e Muzikës “Jacopo Napoli” në Salerno, si dhe në institucione të tjera muzikore prestigjoze në Spanjë dhe në në Accademinë “Chigiana” në Siena ku ka marrë diploma nderi.

Debutimin e ka patur me Orkestrën e S. Cecilia në Romë, dhe më pas ka drejtuar në shumë qytete italiane (Firenze, Verona, Roma, Siena, etj.) por gjithashtu edhe jashtë vendit me orkestra të rëndësishme si Orkestra Simfonike e Ihjevsk, Filarmonia e Lugansk, Orkestra Simfonike e Kiev-it, Orkestra Simfonike e Iuventas, Orkestra Simfonike e Valencias, Orkestra Simfonike e Toscanas, Orkestra Rajonale e Venetos, Orkestra Simfonike e Sanremos, Orkestra e Festivalit të Sofies, Orkestra Simfonike e Barit, Orkestra Simfonike e Teatrit Verdi të Triestes dhe Filarmonia e Montecarlos.

Nën drejtimin e tij kanë interpretuar koncertistë të njohur botërorë si Steven Mead, Boris Belkin dhe Salvatore Accardo.

Si asistent I Gianluigi Gelmetti (dirigjent dhe kompozitor me famë botërore), maestro Carbone ka fituar nje eksperiencë të madhe në repertorin operistik në teatro të ndryshëm në të gjithë botën. Due anni fa il popolarissimo attore e regista Carlo Verdone lo ha voluto accanto come direttore musicale sul set della sua “Cenerentola” (trasmessa dalla Rai).

Fitues I çmimit “Monte dei Paschi di Siena”, Paolo J. Carbone është shpallur në 2012 si drejtuesi më mi mirë I orkestrës për të rinjtë.

 Ulpiana Aliaj (Soprano)

 Është diplomuar në Konservatorin “C.Monteverdi” Bolzano, në Itali. Është fituese e disa konkurseve Ndërkombëtare prej vitit 2005-2011, si çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar “Città di Barletta” Itali, çmimi i I në konkursin “Eistedndorf” Londër Angli, çmimi i III në konkursin “Ruggero Leoncavallo” Itali, çmimi i II dhe çmimi i publikut në konkursin “Martinelli-Pertile” Itali, fituese e Accademia Rossiniana Pesaro, Itali, fituese e konkursit “As.Li.Co” Como, Itali. Ka debutuar në teatrot e shteteve të ndryshme si në Itali, Gjermani, Spanjë, Zvicër, Austri, etj. Ka interpretuar role të ndryshme si: Adina “L’elisir d’Amore”, Lauretta “Gianni Schicchi”, Pamina “Die Zauberflote”, Sophie “Werther”, Donna Anna “Don Giovanni”, Donna Fiorilla “Il Turco in Italia”, Gilda “Rigoletto”, Rosina “Il Barbiere di Siviglia”, Norina “Don Pasquale”etj. Ka performuar në: Teatro Comunale di Bologna, Reggio di Torino, Staattheater Dresden, Theater Biel Solothurn, Olimpico di Vicenza, Grande di Brescia, Teatri i Muscat, etj

Armando Likaj (Bariton)

Lindur në Shkodër, është solist pranë Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansmablit Popullor (TKOBAP), dhe përfaqëson aktualisht një nga artistët e njohur të skenës shqiptare operistike dhe koncertore. Shënon mbi 40 role të interpretuara brenda dhe jashtë Shqipërisë të kompozitorëve si W.A.Mozart, G.Rossini, G.Gershwin, G.Donizetti, J.Offenbach, G.Puccini, G.Verdi, R.Wagner, P. Jakova etj. Ka bashkëpunuar me dirigjent si: V Parisi, P Weigold, M Mayerhofer, G Martinenghi, A Zedda dhe me regjisore si: N Gurakuqi, P.Panton, M. Ranieri, M. Sturm, N. Zorzi, C. Saletti etj. I edukuar në shkollën shqiptare të kantos dhe pasi ka kryer disa specializime jashtë vendit, ai ka rritur pjesmarrjen e tij në skenë përmes veprave të rëndësishme të kalendarit të institucionit prej vitit 2006 e në vazhdim. Ka ndjekur disa masterklasë profesionale jashtë vendit si në Perugia (pranë AMI), Bari (Konservatori Nicolo Piccini) etj. Fitues i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, i vlerësuar me cmimin KULT si Interpretuesi më i mirë Lirik 2014.

 

Authors

*

Top