Tom Doshi mbërrin në prokurori. Sot përballja e dytë me Durim Bamin

doshiDeputeti Tom Doshi mbërriti në orën 09:00 për të pestën herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për një tjetër ballafaqim me Durim Bamin, personin që deputeti pretendon se është porositur për eliminimin fizik të tij.

Ndërkaq një ditë më parë rreth dy orë përballë Tom Doshit, Durim Bami ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se akuzat për vrasjen e deputetëve është një sajesë.

Bami ka qëndruar 9 orë në prokrurori dhe gjithë kohën i veshur me një jelek antiplumb si masa më ekstreme e sigurisë

Dje gjatë ballafaqimit Durim Bami rrëzoi akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ishte porositur një vrasje me pagesë.

Deklarata e erdhi pas më shume se 2 orësh, ku mes tij dhe Tom Doshit është zhvilluar një seancë e gjatë ballafaqimi.

Authors

*

Top