Strehimi social, mblidhet Këshilli Bashkiak, fitojnë 176 aplikime me dokumentacion të rregullt

Strehimi social, mblidhet Këshilli Bashkiak, Bozdo: Kanë aplikuar 520 familje të pastreha, fitojnë 176 aplikime me dokumentacion të rregullt
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur, mbrëmjen e sotme, për të diskutuar mbi strehimin social. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka deklaruar se kanë aplikuar 520 familje të pastreha.
 
Sipas tij, janë shpallur fituese dhe janë përzgjedhur vetëm 176 aplikime, pasi vetëm ato kishin dokumentacion të rregullt. Ndërsa, Bozdo ka njoftuar se 340 familje të tjera nuk janë përzgjedhur për shkak të mungesës së dokumentacionit.
 
Gjithashtu, ai ka shtuar se nga këto aplikime kanë përfituar 30 familje, të cilat kanë persona me aftësi të kufizuara. 
 
Authors

*

Top