Shqiptarët e përçarë, si faktor

0Zhvillimet e fundit në Kumanovë, dhe frika e një vale dhune, për të mos thënë lufte në territoret e banuara me shqiptarë, kanë konstatuar vetëm diçka, të pakundërshtueshme nga askush. Shqiptarët janë të përçarë si faktor, në Maqedoni, madje aq të përçarë, sa që kanë bërë që, vetë banorët e Kumanovës, të presin me brohoritje opozitarin maqedonas, Zaev, sikur ta kishin birin e tyre, ndërsa nuk është parë surrati i asnjërit prej liderëve politikë.

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi (po përmend dy më të mëdhenjtë) mezi hapën gojën pas ndodhisë në Kumanovë, pas dhunimit të një lagjeje të tërë me shqiptarë, pas vrasjes së 14 personave (ndonëse ende nuk dihet se cilët dhe nga janë), dhe pas akuzave të Shkupit e Beogradit, të mbështetura nga Moska, se është goditur grupi më i rrezikshëm kriminal në Ballkan. Edhe në këtë kontekst, ashtu si prej kohësh, këta dy surratqeshur, a surratsëz (në varësi të gjendjes emocionale që duhet), vendosën të bëjnë memecin dhe të mbështesin, në heshtje Shkupin zyrtar.

Ende është e paqartë, origjina dhe dinamika e ngjarjes së Kumanovës, ku një grup shqiptarësh, të armatosur e të organizuar, na shfaqen në media si persona që rrezikuan, pa sulmuar, rendin kushtetues në Maqedoni. Të gjithë, edhe mbështetës të pushtetit delirant, autokratik të Gruevskit, dyshojnë që ngjarja e Kumanovës të ketë arsye bindëse për të ndodhuyr, që shqiptarët të interesoheshin në këto caste për trazimin e vendit, që boll i trazuar është prej muajsh nga bombat e Zaevit.

Megjithatë, të gjithë mundohet të japin një mendim, të hedhin ndonjë dyshim, përball shurdhërisë dhe injorimit të transparencës (edhe përballë vdekjes) nga pushteti maqedonas, përveç Ahmetit e Thaçit, që për herë të parë, po na shfaqen të bashkuar në heshtje, ndonëse të përçarë. PIkërisht kështu i duan maqedonasit shqiptarët, të përçarë, për të mos zbatuar kurrë marrëveshjen e Ohrit, që doli nga një konflikt i armatosur mes shqiptarëve dhe pushtetit të VMRO-DPMNE (edhe atëherë).

Shqiptarët e përçarë, iu interesojnë edhe trilluesve më të devotshëm të tezave konspirative me terrorizëm etnik, të thurura në Beograd e Shkup, me përkëdhelje nga Moska. Jo më kot, tashmë po i fryhet idesë se, po nis të zbatohet plani për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Po ç’Shqipëri të Madhe po kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë, që nuk dinë ku kanë kokën, që po largohen për azil në Perëndim, që luftojnë me diskriminimin dhe dhunimin sistematik të policisë dhe autoriteteve në Shkup?

Kush e mendon një gjë të tillë, natyrisht që është delirant, pasi mjafton të njohësh gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve, prej pushtetarëve të sotëm në Shkup, për të kuptuar se, si mund të mendojnë ata për Shqipërinë e Madhe, a thua se kjo e vogla u ka ardhur shumë në ndihmë deri tani. Edhe kur përgjimet e Zaevit, kanë nxjerrë raste të pafund të diskriminimit dhe përçudnimit të shqiptarëve, edhe përmes rasteve të montuara gjyqësore, heshtja e Tiranës ka qenë në unison me atë të Tetovës. Madje kjo e fundit, nuk ka ndër mend as të protestojë siç po bëjnë për ditë maqedonasit e nxitur nga Zaevi.

Ndoshta politika shqiptare në Maqedoni, edhe ajo në Tiranë e Prishtinë, po presin që të marrin ndonjë dekoratë ndërkombëatre, si përfaqësuese e faktorit stabilitetit dhe paqes rajonale. Pavarësisht çdo gjëje, kjo është ndër të paktat raste, kur politika shqiptare po ndihet e bashkuar, jo e përçarë, një karakterisikë e vjetër kjo e saj, që na e kanë vënë vath në vesh edhe të huajt, shumë shpesh. Jo më kot, edhe me masakrën e Kumanovës, të huajt kanë hedhur një hipotezë, se pas saj, mund të jetë edhe faktori politik shqiptar, në luftë mes vetes dhe tërësisht i përçarë nga çështjet e interest të ngushtë.

Këtë hipotezë e kanë ngritur, përveç shkakut Gruevski, diktatorit shtatshkurtër dhe duargjatë, që është faktor permanent i përçarjes së shqiptarëve, përmes pazareve të votës dhe të ofrimit të ofiqeve të larta, për të heshtur. Por, të heshtësh kur dhunohen shqiptarët, me pretekstin se njerëz (të paguar prej Gruevskit, apo botës së krimit) kërkojnë destabilizim të vendit, është kujë. Jo më kot, çdo hap që ndërmerr pushteti maqedonas, vazhdon të denigrojë edhe më tej figurën politike të shqiptarëve të përçarë si faktor.

Kjo përçarje bën që Gruevski dhe pushteti i tij, jo vetëm t’i huazojë nga jashtë territorit, cënuesit e regjimit kushtetues, por madje nga rradhët e ish-luftëtarëve të UÇK-së së lavdishme, për të përbaltur gjithçka lidhet me shqiptarët. Gjithçka vijon në forcën e armëve, të përdorur kundër një zone të banuar, tërësisht në disproporcion me situatën; me heshtjen për viktimat, emrat e tyre, të arrestuarit, keqtrajtimin e tyre. Por, absurdi nuk ndalet dhe kulmon me faktin se Gruevski deklaroi dëmshpërblim të dëmeve në Kumanovë, ndërsa miraton nga 70 mijë euro për familjet e policëve të vrarë, nga 35 mijë pë rata të plagosur, dhe nga 1600 euro, për çdo banesë shqiptare të shkrumbuar, apo rrënuar. 

Kjo është e pafalshme dhe irrituese, pasi nuk mjafton akti më makabër, vrasja (me shumë gjasa, edhe i civilëve), por racizmi, apo albanofobia vijon edhe me diferencim monetary, si për tu tallur, ngaqë shqiptarët ngjajnë sot, si mal pa zot. Askush nuk u ka dalë në mbrojtje, përveç atyre me deklarata, pa insistim që Shkupi bën sikur i dëgjon, dhe kur kthen kokën, ka planifikuar një goditje të re, pas shpine. Pushteti maqedonas është I sigurtë se nuk cënohet nga askush, pasi edhe faktori ish-ushtarak shqiptar, duket i përçarë, njëri në krah, hapur apo në heshtje, të Gruevskit e Ahmetit, dhe tjetri që sheh më kot, nga Kosova e Shqipëria për ndonjë ndihmë.

Shaqiri me teori të re

hoxha

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri në një emission televiziv në Prfishtinë u shpreh se ka informacione se shërbimet sekrete të Maqedonisë kanë kontaktuar me pjesëtarë të grupit të armatosur, disa muaj para se të ndodhë aksioni policor, në Kumanovë.

“Unë kam dëshmi, para dy muaj e gjysmë, Shenasi Memeti, agjent i Agjencionit të sigurimit shtetëror, që është nën urdhrat e kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanovit, ka pasur takim me dy persona të cilëve u përmendet emri këtu, jo vetëm Sokoli. Dy orë 30 minuta. Ai takim është incizuar fjalë për fjale, çfarë kanë kërkuar ato prej këtyre djemve”, deklaroi Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha.

 ‘Zhdukja’ e mistershme e “komandantëve”, në Kumanovë

‘Zhdukja’ e mistershme e Xhafer Zymberit, Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt

Një luftë e shkurtër ndodhi në Kumanovë mes Policisë së Maqedonisë dhe nja 50 personave. Mbeten 22 të vrarë, 8 nga Policia dhe 14 nga Grupi i Armatosur. 30 të tjerë u arrestuan. Emrat e të arrestuarve u dhanë e po ashtu edhe të atyre policëve të vrarë. Një gjë mbetet enigmë e që nuk po jep asnjë informacion, ku janë Xhafer Zymberi nga Gjakova, ish kandidat i AAK-së për deputetë dhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, njëri nga Gjakova e tjetri nga Deçani. Ata as nuk janë të arrestuar, as që thuhet se kanë ikur dhe as nuk raportohet zyrtarisht të jenë të vrarë. Familjet e tyre thane se nuk i kane pare prej dy javësh. 18 nga 30 të arrestuar janë nga Kosova.

Nuk ka kurrfarë informacioni se kush ishte kreu i këtij grupi. Ajo çka po flitet është se kjo ngjarje ishte një skenar i koordinaur mes kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, një lideri politik shqiptar në Maqedonie një lideri politik në Kosovë.

Këtë dyshim kanë filluar ta japin shumë gazetarë e analistë politik në Kosovë dhe në Maqedoni. Ndoshta kurrë nuk do të dalë saktë e vërteta, por ajo çka do të presim është se çka u bë me të tre këta persona nga Kosova që nuk kanë gjurmë.  Shumë dyshime se vërtetë ky aksion ishte një skenar jep edhe fakti se si pat mundësi i gjithë ai armatim dhe të gjithë ata njerëz të hyjnë në qendër të një qyteti pa u vërejtur.

Begu, Sokoli, NATO dhe Juniku nuk janë dorëzuar!

image

Gjatë ditës së hënë, mediat kanë raportuar për dorëzimin dhe prangosjen e udhëheqësve të grupit të armatosur që luftuan në Kumanovë.

Mirëpo, sipas informacioneve të televizionit Klan Kosova, Mirsad Ndrecaj (Komandant NATO), Sami Ukshini (Komandant Malisheva), Beg Rizaj (Komandant Begu) dhe Demë Shehu (Komandant Juniku) – nuk janë dorëzuar e as nuk janë arrestuar.

 

Authors

*

Top