Shpikja gjeniale, automjeti që kontrollohet me mendjen!

Pretom ChakrabortyNjë i ri në Britaninë e Madhe ka krijuar një automjet me një rrotë të vetme, të cilin e kontrollon me anë të mendjes. Krijuesi i këtij automjeti të veçantë është 24-vjeçari Pretom Chakraborty nga Birmingham në Angli, raportojnë mediat si The Sun, Metro, Daily Mail, etj.

 

Chakraborty tregon se e kontrollon këtë mjet duke dërguar impulset e trurit tek smartphone i tij, me anë të një palë syzeve speciale me Bluetooth dhe një aplikacioni. Djaloshi thotë se e krijoi mjetin në fjalë pasi u frymëzua nga një film ku tregohej pikërisht sesi një person kishte shpikur një automjet që e kontrollonte me mendje.

 Mjeti ka një pavarësi udhëtimi prej 28 kilometrash dhe për ta karikuar me korrent mjaftojnë katër.

Authors

*

Top