Robotë si roje sigurimi

robotetMicrosoft do të përdorë robotët roje  për të rritur sigurinë në ambjentet e saj. Robotët roje K5 do të pajisjen me sensorë High Definition, mikrofona, sisteme alarmi, detektorë dhe kamera. Deri më tani janë krijuar 7 robotë të tillë, ku katër prej tyre ndodhen tek godina e Microsoft-it.

 Robotët K5 kanë gjithashtu GPS, altoparlantë, Wi-Fi dhe sensorët për parashikimin e motit.

Bateria do të zgjasë për 24 orë dhe robotët do të mbikëqyrin zonën, dhe nëse ka ndryshim, ata do të lajmërojnë menjëherë rojet e sigurisë.

 Këta robotë do të përdoren edhe nga njerëzit për kërkesa emergjente, nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm tek telefonat inteligjentë.

Authors

*

Top