Raporti FMN: Shqipëria, i vetmi vend në EQL ku pagat kanë rënë dhe papunësia është rritur

 Në raportin e fundit ekonomik rajonal të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të publikuar nga FMN, Shqipëria rezulton vendi i vetëm që në tremujorin e tretë të vitit 2014 ka shënuar një rritje të papunësisë dhe rënie të pagës reale, ndryshe nga pothuajse të gjitha vendet e tjera që kanë pasur tendencë të kundërt, pra ulje të papunësisë dhe pagës reale.
Shqipëria shfaqet e “vetmuar” në grafikun e publikuar nga FMN, i cili tregon Pagat reale dhe ndryshimin në papunësi, T3, 2014 (shiko grafikun në fund). Të gjitha vendet, me përjashtim të Bullgarisë dhe Shqipërisë kanë shënuar një rritje të pagës reale. Ndërkohë, Shqipëria është I vetmi shtet, që rezulton me një rritje të lehtë të papunësisë.
Për të gjithë rajonin, raporti thekson se rënia e papunësisë, pagat më të larta reale dhe përmirësimi I rritjes së kredisë për konsumatorët kanë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të konsumit privat në pjesën më të madhe të vendeve të Baltikut, Europës Qendrore e Lindore dhe Europës Juglindore./Monitor
Capture
Authors

*

Top