Propozimi i Majkos: Ministria e Jashtme të bllokojë vizitat e Krerëve të Shtetit

pandeli majkoDeputeti socialist dhe ish-kryeministri i vendit Pandeli Majko ka hedhur një ide që mund të ngjallë diskutime në politikën shqiptare. Ministria e Jashtme të ketë në dorë për të bllokuar ose jo vizitat jashtë vendit të Krerëve të Shtetit.

Pandeli Majko tha se “Po ritheksoj diçka që duhet sipas meje, Ministria e Jashtme ka të drejtë të kërkojë anullimin e vizitës. Në një situatë të caktuar, në një moment të caktuar, Ministrisë së Jashtme i duhet njohur e drejta që ti kërkojë përfaqësuesit të një institucioni, kushdo qoftë ky, anullimi i vizitës. Sigurisht me komentet dhe arsyetimin përkatës.

Dhe kjo mendoj e bën ekskluziv rolin e Ministrisë së Jashtme, duke shmangur çdo lloj keqkuptimi.Mendoj se shteti ynë në një moment të caktuar mund të gjendet në një situatë të caktuar me një shtet tjetër dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ti shmanget kësaj marrëdhënie bilaterale që do të kërkojë në çdo rast opinionin e përcaktuar dhe profesional të Ministrisë së Jashtme”.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, ka qenë i ashpër me shërbimin diplomatik shqiptar që sipas tij ka dështuar.

Pjesë e rendit të ditës në Komisionin e Ligjeve ka qenë edhe Projektligji “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”.

Deputetët e opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi munguan në tryezë, por propozuan që këtë projektligj ta prezantonin përfaqësues të Shoqërisë civile, çka u mohua nga kryetari i Komisionit Xhafa, duke e quajtur jashtë rregullores së Kryesisë së Kuvendit.

Authors

*

Top