Përmbytjet në jug, ndikim në rritjen e çmimit të perimeve dhe eksporte

permbytje51-486x365Përmbytjet në jug të vendit do të ndikojnë në rritjen e çmimeve të perimeve të hershme. Ish-zv/ministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia deklaron se dëmet kryesore janë në sera dhe kjo do të sjellë në rritje 10-20% duke dhënë efekt direkt në xhepat e qytetarëve.

Përsa i përket dëmeve në bujqësi Fasllia thotë se kapin vlerën e 10 milionë dollarëve.

Ndoc Fasllia theksoi se  “Gjykoj se këto dëme duhet të jenë minimalisht të paktën 10 mln dollarë. Natyrisht që do të ketë ndikime sidomos në prodhimin e perimeve dhe cmimin e tyre ne treg, sepse ulja e prodhimit vendas do të thotë më shumë import dhe gjithmonë prodhimi që vjen nga importi ka cmime që jan 10-15% më të larta sesa prodhimi vendas dhe padiskutim që do të ketë ndikim.”

Ndërsa përsa i përket debatit për cilësinë e grurit dhe miellit, ish-zv/ministri shpjegon se problem mbetet drithi që Serbia importon nga Rusia dhe më pas e rieksporton në Shqipëri.

Ndoc Fasllia tha se “50% e nevojave plotësohen nga eksporti dhe nga rreth 280 mijë ton grurë dhe miell që importohet cdo vit 80% e kësaj sasie importohet nga Rusia dhe Ukraina. Problematika më e madhe shfaqet në këto rieksportet.

Në fillim të shkurtit me qindra hektarë tokë u përmbytën në jug duke i sjellë banorëve humbje si në bujqësi ashtu edhe në blektori.

Authors

*

Top