Nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, Fidel Kastro dekorohet nga Serbia

fidel castro

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, e ka dekoruar Fidel Kastron me Urdhrin e Republikës, që është dekorata më e lartë që u ndahet shefave të shteteve, pasi ish-diktatori kubanez nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Komisionit për ndarjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikoliçit, Tomisllav Antiç, ka thënë për gazetën “Novosti” se propozimi ka ardhur personalisht nga Presidenti.

“Kastro nderohet me këtë mirënjohje për shkak të raporteve të mira shumëvjeçare mes dy vendeve tona, por edhe për shkak të qëndrimit parimor të Havanës që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në motivacionin e ndarjes së dekoratës.

Të hënën e ardhshme, Nikoliç do të shkojë në një vizitë në Kubë, ku mbase do të provojë t’ia dorëzojë dekoratën personalisht Fidel Kastros.

 

Authors

*

Top