Një shoqëri “e përçarë”, në mëdyshje për të zgjedhur “Mbretin” e vet

“Die Welt”

0Mbajtësi aktual i mandatit të lartë shtetëror, rekomandohet si një timonier i mirë në kohë stuhish: ekonomia po ecën mirë, por shoqëria në ish-vendin komunist shfaqet dukshëm e ndarë. Dhe mos harrojmë se në Poloni Presidenti ka një funksion jo thjesht honorifik, sikurse në shumë vende të Europës

Zgjedhjet presidenciale në vendin e lëvizjes së Solidarnosc-it, në atdheun e fshatarëve e rebelëve – kjo në kohën pas 1989 ishte një motiv i njohur. Ndonjëherë rezultati ishte vërtet i hapur, shpesh zgjedhja ishte pengesë për zhvillime të mëvonshme. Tekefundit, nuk bëhet fjalë për një kryetar thjesht me funksione honorifike.

Presidenti polak ka dukshëm më shumë kompetenca sesa një president në vende të tjera të Europës, më shumë se ai gjerman për shembull dhe ai italian. Nuk ka pasur pak të tillë në Poloni që kanë lënë gjurmën e tyre në jetën politike të vendit.

Siç ka qenë për shembull, gjenerali komunist, Wojciech Jaruzelski, “Heroi i tërheqjes” me syzet e errëta, që i hapi rrugë ardhjes në pushtet të forcave të reja demokratike ose Lech Walesa, që si një revolucionar paqësor dhe tribun popullor, ishte me siguri më i suksesshëm në këtë funksion sesa si President.

Postkomunisti i ri, Aleksander Kwasniewski, i cili qeverisi në dy mandate si një socialdemokrat modern, duke vepruar me qetësi e anëtarësuar vendin në NATO e BE. Lech Kaczynski, konservatori polarizues, që u rrëzua me avion gjatë udhëtimit drejt Rusisë, në “tragjedinë e dytë të Katinit”. Dhe në fund edhe Presidenti aktual: Bronislaw Komorowski. Tension, kërshëri, interes të madh kanë pasur zgjedhjet para së gjithash kur në skenë kanë dalë “populistë të rrezikshëm”, nga të cilët njëri në 1990 madje arriti deri në balotazh – e dështoi vetëm nga suksesi i Wales-ës.

Këtë herë gjendja duket ndryshe: mbajtësi aktual i postit të lartë shtetëror ia nisi me vlera sensacionale që kapnin kufirin e 70 përqindëve si politikani më popullor. Ndërkaq, valët e garës zgjedhore e kanë sjellë atë në kufirin e 40 përqindëve; e ndoshta do të ketë një raund të dytë. Sidoqoftë: Komorowski, që vjen nga “Platforma Qytetare”, e Partisë Liberal-konservatore në pushtet prej tetë vitesh, duket se është favorit i qartë.

Sfiduesi i tij më i fortë është ish-sekretari i Shtetit, Andrzej Duda. Duda vjen nga forca më e madhe opozitare, e partisë së udhëhequr nga Jaroslaw Kaczynski “Ligj dhe Drejtësi”. Ai sikurse Don Kishoti është përpjekur me trimëri prej të marri, të luftojë kundër Presidentit aktual.

Në moshën më të mirë dhe në dukje simpatik, juristi Duda premtoi lehtësi fiskale dhe rikthimin e moshës më të ulët të pensionit. Por armët e tij kanë mbetur, le të themi, të heshtura.

Duda u përpoq ta trajtonte Komorowski-n si përgjegjës për futje të nxituar të vendit të tij në Eurozonë.

Kjo ka qenë një temë dikur: përballë zhvillimeve të krizës edhe në Europën Perëndimore, e thënë më mirë, në jug, një anëtarësim në Eurozonë – me të cilën Polonia qysh nga anëtarësimi në BE tashmë ka detyrime – është refuzuar nga pjesa më e madhe e popullsisë. Para vitit 2018 për arsye kushtetuese, kjo ide as që mund të sillet në diskutim.

Në tërësi, në Poloni nëse sheh me vëmendje shifrat ekonomike, çdo gjë duket se është në normalitet në shumicën e saj. Por statistikat e shifrat nuk përbëjnë gjithçka. Polonia sikurse dhe më parë ka një shoqëri shumë të polarizuar – që nëse kërkon paralele, mund të krahasohet me shumë vende europiano-perëndimore pas vitit 1968. Polakët janë të ndarë si me thikë në kampe politike dhe mund të reagojnë të irrituar lehtësisht.

Kështu, qysh prej vitit 2010, sillet në tavolinë si një argument i rëndësishëm edhe “Smolensk”-u, rrëzimi pra i pasqaruar tërësisht i avionit në Rusi. Moska sikurse dhe më parë nuk i dorëzon as pjesët e mbetura të avionit e as kutinë e zezë. Kështu që mosbesimi përballë ish-hegjemonit të saj fqinj në Lindje, pas shumë vitesh lehtësim është rritur sërish në kuota të larta – dhe mosbesimi në kampin e Kaczynskit përballë qeverisë së vet, është po ashtu i lartë.

Por çfarë u mbetet kandidatëve “të vegjël”? Në këtë aspekt, fushata fsheh diçka të errët e jonormale: Kaczynski, duke kandiduar Dudan, ka hedhur në betejë në fakt një buratin. Pak a shumë njësoj siç vepruan komunistët me gruan e re të angazhuar rishtazi në politikë, 36-vjeçaren e papërvojë, Magdalena Ogorek – e cila u ngatërrua më pas në një sulm të hapur me vetë partinë e saj.

Parë nga larg, ka dy kandidatë populistë “antisistem” (kështu quhen vetë ata në fakt), që së bashku mund të marrin 15 për qind të votave. Ata pra, antisistemët, që para së gjithash përfaqësohen nga këngëtari i rock-ut, Pawel Kukiz, janë dhe playmaker-at në këtë fushatë. Kukiz, i cili ndonjëherë paraqitet si “populist i djathtë”, cilëson si prioritet të tijin më të madh dhe si çelës magjik për zgjidhjen e problemeve, futjen e së drejtës të votës mazhoritare.

Ai planifikon me ç’duket një forcë të re politike dhe këtë vjeshtë ta çojë atë drejt një beteje të rëndësishme: drejt zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Por, së pari, polakët duhet të ripohojnë mbështetjen e tyre për Bronislaw Komorowskin, asin e tyre nën mëngë e Mbretin rezervë. Ai mund të jetë paksa i mërzitshëm e i plogësht, siç është edhe vetë demokracia në shumë raste; por pikërisht për këtë, ai është më i qëndrueshëm dhe një timonier më i besueshëm në kohë me stuhi.

Authors

*

Top