Ngjarja në Kukës, Gjykata jep arrest me burg për Nderim Lushin

1Organizatori i protestave në Kukës, Nderim Lushi, ka dalë sot para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg.  Seanca gjyqësore ka nisur prej orës 09:30 dhe ka zgjatur më shumë se dy orë. 

Ai u arrestua më 4 maj nga policia, ku sëbashku me dhjetra qytetarë të Kukësit teksa tentuan të bllokojnë Rrugën e Kombit në shenje proteste për faljen e kamatvonesave dhe debisë për energjinë elektrike.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë i ati i Nderim Lushit akuzoi policinë se i kanë dhunuar të birin përgjatë qëndrimit të tij treditor në qelitë e paraburgimit.

Authors

*

Top