Muharrem Hoxha, një jetë mes rolesh

2E njohin të gjithë si Rrema i Durrësit, e kanë duartrokitur, përshëndetur dhe përgëzuar për batutat dhe rolet e tij prej 40 e ca vitesh në skenën dhe ekranet tona. Ai  është Muharrem Hoxha, aktori i talentuar i humorit shqiptar. Rolet e tij kanë mbetur në memorjen e publikut, për shkak të batutave dhe mesazheve që ato përcjellin.

Talenti i lindur, puna intensive dhe e palodhshme e artistit kanë sjell edhe suksesin e tij ne skenën shqiptare.

Fëmijëri

Muharrem Hoxha, ktor komik shqiptar nga qyteti i Durrësit lindur me 18 janar 1954. Rolet e tij të para kanë filluar që fëmijë, duke u angazhuar në aktivitetet shkollore dhe më pas ai do të vazhdonte të luante dhe mbas mbarimit të shkollës. Ka punuar për një periudhë të gjatë nga ’73 – ’86 në “Pallatin e rinisë” në qytetin e Durrësit, ku ka bashkëpunuar me aktorët e humorit si Fadil Hasa, Ramazan Njala, Enver Likmeta dhe në veçanti Gani Kalaja. Po në këtë qytet ai ka punuar dhe me aktor të tjerë si Roland Koçi, Sanie Hoti, Xhelal Tafai, Hysen Bashkhysa etj. Ai ka marrë pjesë te teatri i kukullave ku ka punuar për 14 vjet, po kështu është angazhuar në mbrëmjet e vitit të ri, si në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit. Ai ka luajtur dhe në filmin për femijë “Velat e Bardha”, i cili është xhiruar në Itali. 

Aktivitetet dhe bashkëpunimet e tij me aktorë dhe regjisorë të disa qyteteve tona kanë bërë që ai të jetë një ndër humoristët më të pëlqyer jo vetëm për qytetin e Durrësit ku ai punon, por dhe për qytete të tjera. Në Shkodër ai ka bashkëpunuar me aktorë të tillë si Zyliha Milotin, Paulin Prekën, Zef Dedën,Gëzim Kruja,Drane Xhoi. 


Gjithashtu ai ka luajtur dhe me aktorët e qytetit të Korçës ku do të veçonim Zamira Kita, Aleko Prodani, Petrika Riza, Klaudeta Riza, Marko Bitraku, Albana Prodani etj. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe bashkëpunimin me aktorë të humorit në qytetin e Elbasanit si Ilmi Belshaku, Dimitraq Topuzi, Antoneta Doka.

Batuat

0

Nëse do të përmendim batutat më të spikatuara të artistit do të thonin që ato janë disa. Aktori i humorit do të përgjigjej kështu “Po kam pasur shumë role si p.sh: “Pash nderin, pse se hape derën?!”, ka qenë një material brilant ku shkoja te kushëriri jonë i bija derës dhe s’e hapte derën dhe unë që i thosha: “Pash nderin pse se hape derën?1”, një tjetër material interesant është dhe “Fiq, fiq, rrush, rrush” që lidhet me një ndërmarrje plastike në Durrës, ku bënin kukulla. Mirëpo ato sa i merreshe i dilte pipëza dhe nuk bënte më fiq, fiq… dhe fëmija që më thoshte: “O xhaxhi, nuk bën kukulla fiq, fiq”. Unë e marr kukullën e afroj te goja dhe bëj fiq-fiq në vend të saj. Një tjetër rol ka qenë kur unë kisha një shef, i cili më kritikonte sepse unë vija me vonesë në punë dhe më thotë: “Aaaaa tani nuk mban më ujë pilafi” dhe unë që i them “S’ka gjë, i hedhim ujë dhe oriz prapë” dhe ai që më përgjigjet: “Pse, çfarë do të bësh ti, hashure?”.”

Cmimet dhe Nderimet

Për kontributin e tij të vyer në artin dhe kulturën shqiptare, artisti është vlersuar në vitin 2000 si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin, ka fituar si “Aktori me i mirë” në festivalin e Dibrës së Madhe me trupën e Korçës me shfaqen “Ju ftojmë në dasmën e babait”.

 Në vitin 2003 është nderuar me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë”, ndërsa në vitin 2010 ka marrë “ Naim Frashri i Artë”.

 Në vitin 1983 në qytetin e Lushjes nderohet me çmimin “Laureat i festivalit”.

Të njëjtin çmim e merr dhe në Fush-Arrëz, në 1989.

7
Filmografia

Para nga qielli 2009
Tirana, viti zero 2001 … berberi
Borxhliu 1998 …
Dashuri ne krisma 1997 …Bushi
Gjithë fajet i ka paraja 1996 …berberi
Fundi i marrëzisë 1995
Pak freskët sonte 1994 …komshiu
Zëvendësi i grave 1987 rol episodik

*

Top