Much Nano`s SHOW rikthehet në Teatrin Kombëtar Eksperimental

0Much Nano`s SHOW rikthehet në Teatri Kombetar Eksperimental mbrëmjen e sotme dhe të dielen, në orën 20:00. Një shfaqje e veçantë  vjen për publikun e kryeqytetit nga Mustafa Nano,  ku shfaqja vjen një formën e një monologu ku përcillen mesazhe domethënëse. Show “Dhe profetët dinë … të puthin” është një diskutim kulturor mbi fetë, që synon një desakralizim të tyre (feve e besimeve), por me një gjuhë e me një stil që nuk lëndon besimtarët.

Gjatë monologut të Much Nanos, sidomos në gjysmën e dytë të show-t, fokusi vihet në mënyrë të veçantë tek përmasa anti-femër, anti-gay e anti-atdhe e dy feve më të rëndësishme në botë e në Shqipëri, Krishterërimit e Islamit.

Ky diskutim bëhet duke iu referuar pohimeve biblike e kuranike, të cilat sillen për spektatorin në sallë në një trajtë të stilizuar, dhe deri diku argëtuese. Ndërsa në gjysmën e parë të show-t hidhet një vështrim historik mbi Jezu Krishtin e Muhametin, të cilët janë personazhet më të rëndësishëm të historisë së njerëzimit, dhe një vështrim mbi Librat e Shenjtë në planin artistik e poetik. Gjithnjë, me tone argëtuese e në respekt të besimtarëve.
Materiali i tekstit është një ndërthurje e lëndës biblike e kuranike me ide e mesazhe laike nga letërsia e kultura botërore. Por edhe nga letërsia e kultura shqiptare.

Authors

*

Top