Leskaj: Emigrimi po realizohet nga organizatat kriminale në Mesdhe

leskajGjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetarja e delegacionit shqiptar, Valentina Leskaj, është shprehur se rrënjët e problemit të emigracionit nuk janë pikërisht emigrantët, por organizatat kriminale të trafikimit të cilat duket se kanë gjetur rrugë të reja për aktivitetin kriminal në Mesdhe.

“Organizatat kriminale të trafikimit në Mesdhe po përdorin rrugët e vjetra por po krijojnë dhe rrugë të reja. Kontributi i përbashkët i vendeve Europiane është jetësor. Ka nevojë për zgjidhje të koordinuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Disa deklarata të ditëve të fundit nuk i shërbejnë zgjidhjeve. Deti Adriatik u kthye në një urë të rëndësishme bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Sigurisht emigrantët janë pasoja, por ne duhet të adresojmë rrënjët e problemit. Çështja e emigrantëve nuk është thjesht çështje policimi kufitar, kontrolli i kufijve është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk mjafton dhe nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Problemet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe varfëria janë shkaku kryesor për emigrim. Një qasje të re politike jo vetëm për politikat e refugjatëve por për zgjidhje të qëndrueshme që integrojnë dhe programe zhvillimi dhe shtete stabël.” Tha ndër të tjera zonja Leskaj. 

Authors

*

Top