Kumanova dhe enigmat e saj

Një ditë, pasi u deklarua mbyllja e aksionit policor maqedonas, në lagjen e Trimave, në Kumanovë, me bilancin tragjik të 22 të vrarëve, 8 prej të cilëve policë dhe të tjerët të pakonfirmuar, frika, zemërimi dhe enigmat kanë pushtuar Maqedoninë.

Banorë të fshatrave të malësisë së Tetovës janë shprehur sot të frikësuar se, mos përsëritet edhe ndër ta, Kumanova. Pikërisht në fshatrat e tyre janë stacionuar forca të mëdha policore, si dhe gjatë gjithë kohës fluturojnë helikopterë.

Zëdhënësi i policies së Maqedonisë, Ivo Kotevski, nuk konfirmon dhe hedh poshtë lajmet për praninë e madhe policore, në këto fshatra, por iu bën thirrje banorëve, që të kenë frikë. 

0

Kumanova sot është nën një qetësi të ankthshme dhe të tmerrshme. Shumica e shqiptarëve në lagjen e “Trimave”, nuk kanë ku të kthehen, pasi gjatë dy ditëve të operacionit policor, atyre iu është shkretuar gjithçka. Mjaft të shohësh shtëpitë e tyre për të kuptuar se, nuk ka qenë operacion policor, për të kërkuar ndonjë terrorist, por një betejë mes ushtrisë dhe terrorizmit, që nuk dihet se nga kush përfaqësohet.

Ende policia maqedone, nuk ka dhënë  hollësi rreth viktimave, nga pala kundërshtare e policisë, që është servirur si grup terrorist, apo si një grup ish-luftëtarësh të UÇK-së që nuk pajtohen me zhvillimet në vend dhe trajtimin ndaj shqiptarëve. Krerët e grupit, të shpallur terrorist nga ministria e Brendëshme e Maqedonisë, janë në pjesën më të madhe nga Kosova.

Sipas autoriteteve maqedonase, drejtuesit e grupit janë: Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, Beg Rizaj, Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, që njihej si komandant Malisheva dhe Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën NATO. I njëjti burim vë në dukje se, trupat e 14 luftëtarëve nga ky grup, janë gjetur gjatë operacionit, mes të cilëve ai i Xhafer Zymberit, nga Gjakova.

0

Një pjestar i policisë maqedonase ka deklaruar për portalin ëëë.revulucioner.mk se,  një nga kolegët polic, i plagosur në Kumanovë, ka thënë se grupi i armatosur ka qenë i stërvitur shumë mirë.I njëjti burim vë në dukje, se në grupin e luftëtarëve flitej shqip, serbisht dhe rusisht, ndërsa njëri dallohej tek fliste frëngjisht.

Beteja luftarake mes palëve ka zgjatur me shumë se 30 orë, në një vendëbanim urban ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë civil. Dyshimet ndaj aksionit të policisë për gjoja inskenim, rriten nga ora në orë, sa më të fshehta mbahen nga autoritetet detajet e ngjarjes.

E para, përleshjet e armatosura kanë shkaktuar një numër shumë të madh viktimash  në rradhët e forcave policore (8 të vrarë), ndërsa veç të vrarëve, nga grupi i armatosur, janë dorëzuar 30 syresh. Mos vallë janë mercenarë shqiptarë, rusë, serbë, etj, të stërvitur e të armatosur, që mund të vinin në rrezik mbarë trupat special policore maqedonase?

E dyta, po të ishte një grup i armatosur prej 50-70 vetësh, dhe që ka arritur të dislokohet në një zonë shumë urbane, siç është lagjja e Trimave në Komanovë, është disi e çujditshme, pa u pikasur nga popullsia locale dhe shërbimet sekrete të vendit. Jo më kot, ekspertët kanë deklaruar se, të luftosh 30 orë, duhet të kesh të paktën 3 kamionë më armatim, diçka e vështirë, të jetë vendosur në Kumanovë, pa u pikasur.

E treta, shërbimet sekrete të Maqedonisë, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, nëse kanë informuar vetëm ministren e Brendëshme Jankullovska, e cila ka drejtusar operacionin, çfarë i kanë thënë asaj? Jo më kot, zëdhënësi i saj Kotevski deklaroi se grupi i armatosur, ka qenë më i rrezikshmi në Ballkan. Ose Jankullovska ka injoruar informacionet e shërbimeve sekrete, pasi do të kishte alarmuar për sigurinë e vendit, ose shërbimet sekrete kanë qenë vetë të painformuara për këtë zhvillim. Në rast se rreziku ishte i këtij niveli, duhet të ishte përgatitur evakuimi i lagjes, që është bërë shkrum e hi.

E katërta, Ministria e Brendëshme në Shkup ka transmetuar dy video regjistrime skandaloze, sipas mediave, ku shihen vetëm 5-6 persona (pjestarë të grupit terrorist sipas saj) mes të cilëve disa janë me uniforma të UCK-së dhe të tjerë me veshje civile. Nuk dihet se cilët janë këta persona, ndërsa po denoncohet masivisht, se ata janë banorë të thjeshtë të lagjes së Trimave në Kumanovë.

0

Po flitet dhe për montazhe të këtyre videove, pasi ka sekuenca të dyshimta, të përsëritura.

0

E pesta, në fillim publikua lajmi se janë dorëzuar pjestarët e grupit të armatosur, por më pas zëdhënësi Kotevski deklaroi se, pjesa më e madhe kanë qenë pjestar të Brigadës së Karadakut të Kumanovës, të UÇK-së, gjatë vitit 2001. Madje nga këta të fundit, të gjitha kanë mbetur të vrarë, dhe askush nuk ka pranuar të dorëzohet, siç kanë bërë 30 të tjerë, çka ngre dyshime të tjera.

E gjashta, përgjegjësia e shtetit është e pakontestueshme në këtë rast. Të vriten 8 policë, dhe shumë të tjerë të plagosën, ndërsa një pjesë e Kumanovës shndërrohet në një shesh betejë, mes popullsisë civile, dukshëm është mungesë përgjegjësie e  kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe shefit të policisë sekrete se, me kohë nuk e kanë penguar grumbullimin e grupit dhe armatimin e tij.

E shtata, plagët e policëve dëshmojnë se ata janë zënë në kurth.

E teta, grupi nuk ka emër dhe mbiemër, për dallim nga konflikti i vitit 2001, ish-komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri doli me emër dhe mbiemër. Kjo nuk ndodhi me grupin në fjalë, që merrte për sipër ngjarje, apo bënte deklaratam, pa emër e mbiemër, nëpër internet.

E nënta, nuk dihet numri i viktimave civile. Pse fshihet ky informacion. Popullata shqiptare nuk është e interesuar për luftë. Kush e armatosi dhe kush e strehoi këtë  grup të ashtuquajtur terrorist, pushteti apo ndonjë agjenturë e huaj? Përse nuk e zbuloi shërbimi sekret i Maqedonisë?

E dhjeta, një pjesë e mediave raportonin dy ditë më parë se në rajonin e Kumanovës ka grupe të armatosura, çka mohohej nga qytetarët, nga një pjesë e mediave, si dhe nga ministria e Brendshme. Por, në ditën e mbylljes së operacionit, ministrja Jankullovska deklaron se, ka patur të dhëna operative për grupin në fjalë

Këto janë nje pjesë e dilemave, dyshimeve, apo enigmave që kanë mbuluar këtë ngjarje të rëndë, që ka shokuar mbi 20 mijë banorët shqiptarë të Kumanovës, por dhe mbarë opinionin public në Maqedoni. 

0

Mediat në Maqedoni raportojnë se Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që janë dorëzuar, pas luftimeve në lagjen e Trimave, në Kumanovë. Por, kush janë këta persona që janë dorëzuar.

Ja kush janë shqiptarët e Kosovës të dorëzuar mbrëmë në Kumanovë (Foto)

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK.

Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës.

Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj. Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandant i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit. I arrestuar ne Kosove, ne vitin 2009, per vjedhje te votave ne Gjakove. Ndrecaj ishte militant i AAK-se

Zhvillimet e fundit në Kumanovë, kanë bërë që nëpër internet, të shpallen grumbullime vullnetarësh nga rradhët e shqiptarëve, edhe në diasporë, për të luftuar kundër pushtetit sllavo-maqedonas, që po vret, pasi i ka diskriminuar gjatë shqiptarët. Edhe nga Shtutgardi i Gjermanisë ka shqiptarë që janë bërë gati për luftë. Lulzim Salihi, i njohur me nofken Princi, ka paketuar veshjet ushtarake që mbajnë logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shqiptari nga Gjermania, iu del në krahë shqiptarëve të Kumanovës

Jo për të sqaruar opinionin, pasi këtë duhet ta bëjë Shkupi zyrtar dhe forcat shqiptare atje, por për të vërtetuar se sa enigmatike është situate dhe çdo zhvillim, në Maqedoni, mjafton që të lexosh një paralajmërim të gazetës serbe “Blic” që sot shkruan se Shqipëria e Madhe po troket në derë. “Blic” me 24 prill shkruante për Gushincën, pa e ditur se do të ndodhte Kumanova:

“Blic”: “Terroristët në Kumanovë – Shqipëria e Madhe po troket në derë”Sulmi mbi policinë në fshatin maqedonas, Goshnicë, u organizua për të tërhequr vëmendjen nga skandali i spiunazhit të kryeministrit, Nikola Gruevski, thotë një burim i shërbimeve të sigurisë së Maqedonisë.

Për sulmin, janë ndarë dy milionë euro, ndërsa u organizua nga dy ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Sami Ukshini nga Gjakova, i quajtur Sokoli, si dhe Riza Begu nga rrethi Pejës.

Një ditë më parë, këta dy ushtarë patën një takim me përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, si dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit.

“Gjetjet tona dëshmojnë se paratë atyre iu dhanë për të sulmuar qëllimisht stacionin policor… Por, është e qartë se dy prej tyre kanë vepruar sipas instruksioneve me shumë ndikim në Maqedoni”, citohen burime në shërbimet e sigurisë së informacionit të Maqedonisë.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i sulmit ishte që të tërhiqet vëmendja nga skandalet e përgjimeve të Nikolla Gruevski , të nisura nga lideri i partisë opozitare, LSDM, Zoran Zaev” – përfundon shkrimi i sërbes “Blic”.

 

 

Authors

*

Top