Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e Prokurorisë për Frrokun

Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e Prokurorisë për Frrokun
Nesër Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë, në lidhje me arrestimin e Frrokut për vrasje në Belgjikë. Thuhet se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të shqyrtojë të dielën kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në Belgjikë.
 
“Ju bëjmë me dije se me shkresën nr.1004/30, datë 28.03.2015, Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mark Frroku.
 
Në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftojmë se Kryetari i Kuvendit, ka vendosur që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, që do të shqyrtojë kërkesën dhe relacionin shoqërues për dhënie autorizimi për arrestimin, ose heqjen e lirisë, të mbahet ditën e diel, datë 29.03.2015. ora 16.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit””, thuhet më tej në njoftim.
Authors

*

Top