Kërkesa e Prokurorisë, Frroku: S’kam asnjë njoftim, vazhdoj detyrën time

frrokuDeputeti Mark Frroku reagon pas kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për arrestimin e tij, pasi akuzohet për dëshmi të rreme.
“Ende nuk kam marrë njoftim zyrtar për çështjen. Jam i qetë dhe vazhdoj detyrën time si deputet”, mësohet të jetë shprehur Frroku.


Prokuroria i kërkoi ditën e sotme leje Kuvendit për të arrestuar dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Hetimet intensive kanë arritur në konkluzionin se kallëzimi i Doshit për një plan për vrasjen e tij ka dyshime të jetë i sajuar, ndërsa Frroku akuzohet për dëshmi të rreme.

Authors

*

Top