Ja pse Maqedonia rrezikon luftën civile

Maqedonia po kuron plagët dhe po bën llogaritë e konfliktit të armatosur, më të përgjakshmin në historinë e saj të kohëve të fundit. Serbia ka nxjerrë njësitë speciale në kufi dhe thotë se nuk ka frikë nga kalimi, por nëse kjo do të ndodhte atëherë është “e gatshme t’u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme”. Imazhet e shkëmbimeve të zjarrit dhe të makinave në kufirin serbo-maqedonas (i cili ka qenë gjithashtu i mbyllur për disa orë) me gjithë familjet, të cilët u larguan me shpejtësi nga shtëpitë e tyre, u shpërndanë në të gjithë rajonin duke krijuar frikë dhe ankth, të jepnin pamjet e eksodit të luftërave të viteve 90′.

 

“Grupi terrorist u neutralizua plotësisht dhe u eliminua”, bën të ditur nga Shkupi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, duke shtuar se personat e armatosur ishin shqiptarë dhe udhëzues ishin ish-komandantë rebelë nga Kosova, dmth njerëz të “UÇK-së”. Në betejë mbetën të vrarë tetë policë, katërmbëdhjetë terroristë dhe tridhjetë njerëz u arrestuan. Kreu i policisë serbe, Milorad Veljoviç, nga ana tjetër e kufirit, tha se në tri komunat në zonë, situata është e qetë, edhe pse nuk përjashton se për arsye sigurie qeveria mund të dekretojë mbylljen e kufirit: “Situata mund të ndryshojë nga ora në orë dhe do të vendosim vetëm në bazë të vlerësimeve të sigurisë”, thotë ai. Në orët e fundit rreth 450 njerëz, kryesisht me etni shqiptare, kanë kaluar kufirin për të lëvizur në territorin e Serbisë nga Maqedonia.

 

Në Preshevë, qyteti më i afërt i Serbisë, Bujanovci, por që është i banuar kryesisht nga shqiptarët, kryetari Ragmi Mustafa thotë se që nga fillimi i përleshjeve, rreth 700 njerëz kanë marrë strehim atje. Krahasuar me sulmin ndaj stacioneve policore në kufirin e Kosovës, që ndodhi më pak se një muaj më parë, sulmi në Kumanovë duket se po shënjon fillimin e një faze të re, dhe shumë më tepër të përgjakshëm, bandat e “UÇK-së” tentojnë për të përfituar nga trazirat që kanë ndikuar në qeverinë e Nikola Gruesvki për të destabilizuar akoma një vend të bërë “lëmsh”, ku shqiptarët përbëjnë 40 për qind dhe në fakt kanë zënë të gjithë Veri-Perëndimin, atë të Tetovës, duke e menaxhuar atë si një lloj republike të pavarur.

 

Megjithatë, ka nga ata që dyshojnë se qeveria Gruevski është duke përfituar nga inkursionet terroriste për të ngritur nivelin e alarmit, dhe lajmet që vijnë nga Beogradi ngrejnë dyshime: një muaj më parë, pikërisht më 6 prill, shërbimet e sigurisë së Beogradit kishin paralajmëruar kreun e Shtabit të Ushtrisë Maqedonase se terroristët shqiptarë kanë përgatitur një inkursion, por në Shkup sinjalizimi nuk është marrë shumë seriozisht. Tani po tentohet për të riparuar dëmet: ministritë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë kanë formuar një “skuadër taktike” të përbashkët dhe Nebojsha Stefanovic, Ministri i Punëve të Brendshme në Beograd, thotë se “këto njësi do të ndihmojnë për të monitoruar situatën në terren në ditët e ardhshme dhe t’i bëjnë të gjitha, që veprimtaria terroriste të mos përhapet në të gjithë territorin e Serbisë.

 

Duket e qartë, megjithatë, që “UÇK-ja” nuk do të ndalet këtu: Dushan Janijc, drejtor i Forumit për Marrëdhëniet Etnike, paralajmëron se “aty ku nuk ka shtet, ose ku shteti është i dobët dhe nuk zgjidhen as problemet sociale, as ato politike apo ekonomike, është naive të pritet që terrorizmi nuk ekziston. Në Kumanovë shqiptarët shfrytëzuan rastin për të ndarë përsëri Maqedoninë dhe për këtë arsye duhet të presim aktivitete të mëtejshme terroriste”. “Serbia ka disa ngjashmëri me Maqedoninë, edhe këtu mbizotëron një ndarje e hidhur mes qeverisë dhe opozitës, por për fat të mirë opozita nuk mund të arrijë atë që arriti opozita në Maqedoni – vazhdon ai – kjo dhunë po mbjell frikë mes serbëve të Kosovës dhe ekziston rreziku real që të ngrejnë përsëri barrikada dhe që situata të radikalizohet edhe më shumë “.

 

BalkansNdërkohë në Beograd, ministri i jashtëm dhe zëvendës kryeministri, Ivica Daçiç, ruan qetësinë dhe paralajmëron se “askush nuk mund të mendojë të luajë me shtetin tonë, ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist dhe do të bëjmë gjithçka për të stabilizuar situatën në Maqedoni”, por Kryeministri Aleksandër Vuçiç flet më me gjallëri: ” Ne do t’i japim një përgjigje të qartë, të pamëshirshme dhe me zë shumë të lartë atyre që mendojnë se mund të kërcënojnë Serbinë, reagimi ynë do të jetë i shpejtë, vendimtar, i fuqishëm dhe efikas, shumë më tepër se sa mund të mendohet”.

Authors

*

Top