Hapet Pavijoni Shqiptar i Artit në Venecia

0Ditën e djeshme (e mërkurë) në Venecia u hap Pavijoni Shqiptar i Artit, ku Shqipëria përfaqësohet me kuratorin Marco Scotini dhe artistin Armando Lulaj me “Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems”.
Pavijoni u hap nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh mes të tjerash se artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe se Shqipëria ka shumë prej tyre. Më tej Kumbaro se Shqipëria po zhvillon tre takime njëherësh: Në Pavijonin tonë në Expo-Milano, në Festivalin e Artit e Librit TiranaOpen dhe në këtë Ekspozitë të artit këtu në Venecia.
 
Kuratori Marco Scotini u shpreh se është i rëndësishëm fakti që për të parën herë Shqipëria prezantohet më një Pavijon qendror në Bienalen e Artit të Venecias, falë përpjekjes shumë të madhe të Ministrisë së Kulturës dhe vetë ministres Kumbaro.
 
Pavijoni tërhoqi vizitorë të shumtë mes të cilëve koleksionstë shumë të njohur, si Ene Righi, një ndër mbështetësit e këtij Pavijoni, kritikë arti, drejtues muzesh dhe galerish të rëndësishme, gazetarë e aritstë, shqiptarë dhe të huaj. Presidenti Paolo Baratti shprehet se “Është një Ekspozitë e Artit ku kthehet vemendja mes Artit dhe Zhvillimit social e politik boteror, duke parë sesi tensionet e kohës që jetojmë përkthehen në sensibilitetin, energjinë krijuese, ekspresivitetin dhe shpirtin e Artisteve”.
Authors

*

Top