“Gratë në sipërmarrje dhe sfidat e integrimit”, Gjosha: Qeveria Plan-Veprimi për gruan shqiptare

"Gratë në sipërmarrje dhe sfidat e integrimit", Gjosha: Qeveria Plan-Veprimi për gruan shqiptare, do e kthejmë në pozitën që meriton, "grua europiane"
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi sot në ambientet e Qendrës së Informimit të BE-së, një takim me një grup përfaqësuesesh të grave sipërmarrëse nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit. E ftuar në këtë takim, ishte edhe Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Brunilda Paskali. 
 
Takimi “Gratë në sipërmarrje dhe sfidat e integrimit”, kishte në fokus pikërisht rëndësinë që ka sot fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri, si vlerë e shtuar dhe kontribut për zhvillimin ekonomik të vendit e për rrjedhojë në integrimin e tij. 
 
“Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, siç e dini është sfida më e madhe që sot na është vendosur përpara. Ky proces kompleks dhe i ndërlikuar nuk mund të realizohet kurrsesi pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, pa konkurrencë në tregun e punës, ndaj dhe kontributi juaj në këtë proces tani e në vijim ka një vlerë të madhe”, tha Ministrja Gjosha gjatë takimit. 
Authors

*

Top