Gjykata e Lartë: Arrest shtëpie edhe për Tom Doshin

Pas një seance maratonë Gjykata e Lartë vendosi të lërë në “arrest shtëpie” edhe deputetin Tom Doshi.

Seanca e tij u zhvillua pas asaj të kolegut Mark Frroku. Doshi qëndroi në një nga dhomat e Gjykatës së Lartë gjatë kohës që po zhvillohej procesi tjetër nga e njëjta trupë gjykuese.

Seanca për Doshin nisi rreth orës 13.00 dhe përfundoi rreth orës 15.30. Avokatët mbrojtës thanë se “arresti me burg” është një masë ekstreme për këto akuza kaq të lehta si “shpifja”. Më pas trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim. 

Authors

*

Top