Filmi “Përrallë nga e kaluara”, sot premiera me ngjyra dhe në HD

0Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit finalizon projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti, filmit artistik “Përrallë nga e kaluara”  dhe dokumenarit të shkurtër “Përjetësi”. Ditën e sotme do të shfaqet premiera me ngjyra e filmit dhe në HD, në ora 19.00 tek Kinema Millennium, Tiranë.
Restaurimi dixhital vjen pas 28 vitesh pas prodhimit të filmit “Përrallë nga e kaluara” dhe 40 vitesh pas prodhimit të dokumentarit “Përjetësi”. Janë bërë përmirësime të dukshme në figurë dhe zë për të dy filmat, skanim në HD 2K, pastrim grimcash dhe vijash, stabilizim i figurës, korrektim ngjyrash, balancim tonesh, pastrim i audios, subtitrim në 3 gjuhë: anglisht, frengjishtm italisht, prodhim i masterave dhe i kopjeve elektronike.

Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së nuk mund t’i humbasim; në kushtet e sotme të produksionit është e pamundur të xhirohen filma të rinj me temë nga e kaluara jonë kështu që duhet të kuptojmë rëndësinë e nismave të tilla dhe të mbështesim projektin e restaurimit të rradhës.

Authors

*

Top