Dita 3 e grevës shoqërohet me probleme shëndetësore, një vajzë e një djalë përfundojnë në spital

Dita 3 e grevës shoqërohet me probleme shëndetësore, një vajzë e një djalë përfundojnë në spital, studentët: Ambulanca u vonua 40 minuta
Dy studentë të transferuar të mjekësisë kanë përfunduar në spital, teksa ishin në grevë te kolonat, për tarifat e larta.
 
Mësohet se studentët kanë pasur probleme shëndetësore, duke u dërguar në spital. Studentët e grevës kanë deklaruar se ambulanca është vonuar 40 minuta pas njoftimit. 
 
“Ambulanca është vonuar 40 minuta pas njoftimit”, janë shprehur studentët.  
Ndërkohë, në spital ka shkuar një vajzë, e cila kishte probleme me veshkat, si dhe një djalë me probleme të tensionit.
Authors

*

Top