Bushati vizitë në Japoni, diskutohet hapja e Ambasadës në Tiranë

0Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në Japoni në një vizitë që ka për qëllim intensifikimin e dialogut politik, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe nxitjen e kompanive dhe biznesit japonez për të investuar në vendin tonë.

Bushati është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri dhe me zv. Presidentët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Bushati dhe homologu i tij Kishida biseduan për hapat që mund të ndërmerren drejt hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë.

Ndër çështjet e tjera që u diskutuan ishin edhe lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit shqiptar.

Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm të dy vendeve diskutuan mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare si dhe për rakordimin e qëndrimeve mes Shqipërisë dhe Japonisë për çështje të sigurisë ndërkombëtare.

Authors

*

Top