Bujar Kapexhiu, aktori, piktori dhe regjisori i skenës shqiptare

3Talenti, pasioni dhe puna e palodhur dhe plot dashuri, e kanë bërë të jetë një ndër artistët më të spikatur të skenës, të artit dhe kulturës në vendin tonë. Shqipëria është me fat që ka një talentë si “Artisti i Merituar”, Bujar Kapexhiu.

Fëmijëria

Bujar Kapexhiu (Lindur më 22 mars 1944 në Tiranë) është regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar.  Fëmijëria e tij ka qënë si ajo të gjithë fëmijët të viteve ’44 duke jetuar me problemet e asaj kohe, me varfërinë me lirinë e fituar më në fund, me të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e kufizuara, me lodrat e vakëta, por edhe me një fëmijëri të mbushur me shumë ngjarje për t’u gëzuar.

6

Në shkollë ka qenë nxënës shumë i mirë, ka qenë gjithmonë i dalluar në tabelën e nderit. Artisti rrëmbente fleta lavdërimi në mbyllje të vitit shkollor.

“Pasionet e mia që në fëmijëri kanë qenë vizatimi dhe teatri. Aq shumë e doja teatrin, sa në lagje, bashkë me fëmijët e tjerë organizonim teatrin e fëmijëve. Kishim një xhami aty pranë, afër së cilës kishte dy ullinj dhe mes dy trungjeve lidhnim një perde të madhe dhe krijonim skenën. Në sheshin e xhamisë pastaj, ne fëmijët ndërtonim shfaqjet teatrore, në të cilat kishim si spektatorë fëmijë të lagjeve të tjera, prindër e gjyshër. Ishim shumë të suksesshëm. Ndërkohë gjatë fëmijërisë unë kam pasur një dashuri të madhe edhe për vizatimin. Pikturoja shumë, nëpër mure, në dysheme, në dorë, në fytyrën time dhe të shokëve, madje kam marrë pjesë edhe në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për fëmijët. Kështu kaloi fëmijëria ime, e mbushur me pasione e lojëra fëmijësh. Përpara se të kalojmë tek gjimnazi, dëshiroj të theksoj që në fëmijëri kam pasur një pasion shumë të madh edhe për recitimin. Mbaj mend që kur vinin mysafirë në familjen time, kënaqësia ime më e madhe ishte të recitoja vjersha. Sa herë që kishim vizita unë menjëherë ktheja vështrimin nga prindërit dhe i thoja: a të filloj? Me të më dhënë ata shenjën, unë filloja të recitoja.”-shprehet artisti për fëmijërinë.

21-janari

Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Kur ishte në vitin e katërt të Akademisë së Arteve, fitoi të drejtën për të luajtur në një film. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit.

Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste” në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapo ngritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios “Shqipëria e re”.

8

Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. 
 Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë: “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.

Festivalet, filmi, regjia, interpretimet, skenari dhe karikaturat

Fillimisht artisti ka qenë konferencier në Festivalin e III-të, në kohën kur ishte student. Pas tij, ka pasur fatit që të drejtoj edhe festivalin e XI-të. Në festivalin e XI-të, me sulmin që u bë nga diktatura ndaj ideologjisë borgjeze, tendencave perëndimore, në të gjithë sektorët, kryesisht në sektorin e artit, në pleniumin e katërt e pësoi edhe mjeshti i Madh, Bujar Kapexhiu meqë ishte konferencier dhe skenarist i festivalit të XI-të. Në të njëjtën kohë për artistin ishin grumbulluar dhe disa kritika të tjera për vënien në skenë të disa estradave. Ndërkaq, kishte kritika edhe për karikaturat e tij, për formën shumë moderne të tyre në disa botime. Duke i mbledhur të gjitha bashkë, krijuan figurën Bujarit si liberal me tendenca perëndimore, borgjeze, kështu që e larguan nga bota e artit dhe e dërguan për disa vjet të punonte në punë të rëndë fizike, për riedukim. Më vonë, në vitin 1975 u rikthye me një projekt në Kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e filmit të animuar, i filmit vizatimor.7

“Në atë kohë në këtë sektor kishte një piktor dhe një operator, mungonte regjisori dhe atëherë më zgjodhën mua. Kështu unë rifillova punën artistike, pasi në punën në prodhim, që zgjati tre vjet kisha një karakteristikë shumë të mirë, d.m.th isha ndrequr dhe të gjitha tendencat e mia mikroborgjeze nuk ekzistonin më, unë isha figura e një artisti të realizmit socialist. Fillova punën në Kinostudio dhe kam qenë piktor, skenarist dhe regjisor në filmat vizatimor.”-shprehet artisti për atë periudhë.

4

Gjatë kasaj periudhe, Bujari ka realizuar rreth 25 filma, të cilët kanë fituar edhe shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare nëpër festivale të ndryshme. Në vitin 1986,  kaloi  tek pasioni i tij i  madh, që ishte filmi artistik. Fillimisht si scenarist me filmit “Dy herë Mat”. “E paraqita, ata e pëlqyen dhe më thanë që këtë skenar do ta xhirosh vetë ti si regjisor. I entuziazmuar e pranova dhe fillova punën. Në momentin që do të zgjidhja aktorët, doja që si aktor kryesor në rolin e Ilo Pincit, të merrja aktorin e shquar shqiptar, që më pëlqente shumë në atë kohë, Agim Qirjaqin. Mirëpo ai ishte i zënë me një film tjetër, kështu që drejtoria dhe këshilli artistik e panë të arsyeshme që këtë rol ta luaja po unë. Pra në këtë film unë isha regjisori, skenaristi dhe protagonisti kryesor, vetëm operator nuk isha.”- shprehet Bujari për atë periudhë.

10

Ky film u pëlqye shumë dhe pastaj vazhdoi me filma të tjerë, siç kanë qenë: “Tela për violinë”, me të cilin ka fituar çmime në festivale, “Stolat në park”, etj.  Gjatë kësaj kohe është marrë edhe me karikaturën. Ka botuar në revistën “Hosteni”, edhe në periodiket shqiptare, si në gazetën “Drita”, gazetën “Zëri i popullit”, gazetën “Bashkimi” dhe në disa gazeta të tjera. Nëpër ekspozita të karikaturave dhe në konkurse ka rrëmbyer shumë çmime të para.

9
Regji

Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Stolat në park (1988)
Tela për violinë (1987)
Dy herë mat (1986)

Kallza e grurit (1976) vizatimor
Lisharsi (1976) vizatimor
majlinda dhe zogu i vogël (1976) vizatimor
Pika e ujit (1976) vizatimor

Skenarë

Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Dy herë mat (1986)

Interpretime

Dy herë mat (1986)
I teti në bronz (1970) Spiro
Gjurma (1970)
Duel i heshtur (1967)

Filmografia

Roli i tij i parë në një film, i ftuar nga regjisori Dhimitër Anganosti, ishte në filmin “Dueli i Heshtur”. Më pas, interpretoi nëpër filma të tillë si: “Gjurma”, “I teti në bronz”, etj.

Disa nga filmat e interpretuara mjeshtërishtë nga artisti, janë:
Dueli i heshtur
Dy herë mat
Regji
Skenarë
Interpretime

5

Cmimet dhe Nderimet

Filmi “Zhgarravinat” (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll,Turqi,1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984. “Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor.

138

“Një kënaqësi e madhe kanë qenë edhe çmimet e fituara ndërkombëtare me karikaturën, por padyshim moment i veçantë ka qenë kur më është dhënë çmimi “Artisti i Merituar” dhe njëkohësisht dekorata “Mjeshtër i madh”. Padyshim që këto janë vlerësim dhe të bëjnë të mendosh për një punë të mirë që ke bërë, duke të mobilizuar për të ecur përpara me të gjithë forcat.”-shprehet Kapexhiu.

Related posts

*

Top