BLIC: Haradinaj përgatit sulm në Mitrovicë?

0

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” shkruan sot se, Daut Haradinaj, vëllai i liderit të AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është organizatori kryesor i përleshjeve në Kumanovë.

Kjo e përditshme, e cila për këto informacioni iu referohet raporteve tw shërbimeve sekrete serbe, shkruan se “caku i radhës i Haradinajt janë të punësuarit në Zyrën për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe atë para shkuarjes së Vuçiçit, në SHBA”.

“Blic” këtë artikull e ka në faqen e paerë, ku shfaqet në fotografi Daut Haradinaj, bashkë me Ismajl Morinën, personin që pretendon se e ka ngritur dronin në stadiumin e Partizanit, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, tetorin e kaluar.

 

Authors

*

Top