Bilanci i OSHEE, Rama: Transformuam situtatën energjetike, rritja e likuiditetit solli uljen e nivelit të borxhit

edi_rama-leglizimetttt_lushnjeKryeministri Edi Rama e ka quajtur një çështje të sigurisë kombëtare, çështjen e energjisë për të cilën është shprehur shumë i kënaqur nga reformat dhe rezultatet e arritura. Në aktivitetin e zhvilluar sot me temë “Bilanci i OSHEE. Rezultatet e skemës lehtësuese të pagesës së borxheve të energjisë”, Rama disa herë i ka mëshuar faktit se energjia është një mall që duhet të paguhet si dhe tek shërbimi ndaj qytetarit.

“Të gjithë e mbani mend kur filloi ky operacion me rëndësi kombëtare, siç është edhe sektori energjetik, një çështje e sigurisë kombëtare. Pak kush besonte se në një kohë kaq të shkurtër do të kishim një pamje tërësisht të transformuar të situatës së këtij sektori dhe do të kalonim nga një perspektivë e zymtë në një perspektivë krejt të re, ku reforma tërësore në sektorin energjetik mund të jetësohet  në të gjitha komponentët e saj, pa u kërcënuar nga kolapsi i sigurt ku po e çonin vendin politikat dritëshkurtra dhe në thelb anti-kombëtare të së shkuarës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë është kapërcyer hendeku i madh dhe se rritja e likuiditeti solli uljen e nivelit të borxhit.

“Sot mund të themi se kemi kapërcyer hendekun e madh që na ndante nga e ardhmja, duke garantuar në radhë të parë një kapërcim. Nëse deri dje siç e keni vërë re, vjedhja e energjisë justifikoi me gjithfarë dokumentesh absurd, sot këto justifikime nuk ekzistojnë më. Të gjithë e kanë të qartë se energjia është një mall dhe se çdo mall paguhet dhe çdo mall që vidhet, vjedhja ndëshkohet pa kompromis. Kur kompania bën këtë bilanc, është dita e duhur për ti shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë shqiptarëve që pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike iu bashkëngjitën kësaj përpjekje historike. Të dhëna e ekspozuara edhe këtu, tregojnë se jo vetëm kemi një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me disa vite më parë, por sektori ka nisur të marrë frymë dhe rritja e likuiditetit, ka bërë që të ulet niveli i borxhit”, tha ai.

Vijon…

 

Authors

*

Top