Banka e Shqipërisë hap procedurat për blerjen e biletave të udhëtimeve ajrore

banka e shqiperise 2Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar hapjen për konkurrencës të procedurave të blerjes së biletave të udhëtimit. Me vendimin 65, datë 26.11.2014 Bordi ka miratuar procedurën e veçantë për prokurimin e objektit “Përzgjedhja e agjencive të udhëtimit për pajisjen e stafit të Bankës së Shqipërisë me bileta udhëtimi”(avioni/treni/autobuzi)”.

Banka e Shqipërisë është e përjashtuar nga ligji i prokurimit publik dhe zbaton procedurat sipas rregullores “Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 81, datë 15.11.2006, të Këshillit Mbikëqyrës, i ndryshuar. Procedura e veçantë, e parashikuar në këtë vendim, të zbatohet sa herë që të kërkohet prokurimi i objektit “Përzgjedhja e agjencive të udhëtimit për pajisjen e stafit të Bankës së Shqipërisë me bileta udhëtimi”.

Konkurrimi me zarfe: Prokurimet në Shqipëri, përveç energjisë elektrike dhe shumave deri në 100 mijë lekë, realizohen online sipas legjislacionit për prokurimet(ligj dhe VKM) ndërsa Banka e Shqipërisë i është rikthyer konkurimit me zarfe. Pranimi dhe hapja e dokumentacionit do të bëhen në kohën dhe vendin e caktuar në dokumentet e tenderit. Zarfet e paraqitura me vonesë nuk do të hapen dhe do t’i kthehen dërguesit.

 

 

 

Authors

*

Top