Balla tregon proçes-verbalin e arrestimit të Arben Ristanit

Partia Demokratike kërkon me ngulm dekriminalizimin e Parlamentit dhe Adminsitratës Publike, ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur kësaj kërkese me një deklaratë.
 
Ai ka publikuar një proçes-verbal që tregon arrestimin e deputetit të PD, Arben Ristanit në 1994.
 
Në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve ka qënë në postin e gjyqtarit dhe është shpallur fajtor me akuzën e “dhënies së vendimit që dihet haptazi se është i padrejtë” dhe është dënuar me 5 muaj burgim. 
 
“Ja rekordet kriminale të Arben Ristanit, i dënuar në vitin 1994 me 5 muaj burg. Ja dhe proces-verbali i arrestimit të Arben Ristanit. Ja pse dekriminalizimi është i rëndesishëm”, deklaroi Balla.
0 1
Authors

*

Top