Arratisja e bujshme nga burgu i Drenovës, Prokuroria e Korçës kërkon 136 vite burg për 9 personat

0Prokuroria e Korçës ka kërkuar 136 vite burg për katër të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë dhe për 5 bashkëpunëtorët e tyre, ngjarja kjo e ndodhur në nëntor të 2013-ës.
 
Për të arratisurit: Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gora, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin me nga 20 vite burg, ndërsa për Artur Gorën, gjithashtu i arratisur me grupin e të dënuarve, organi i akuzës kërkoi 10 vjet heqje lirie.
 
Për bashkëpunëtorët organi i akuzës kërkoi nga 11 vjet deri në 18 vjet. Ata akuzohen për veprat penale “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, armëmbajtje pa leje, drejtim i mjetit pa dokumentacion përkatës, ndihmë për largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
 
Pretenca për të aratisurit:
 
Admir Tafili 20 vite
Fran Marashi 20 vite
Gezim Guri 20 vite
Artur Gora 10 vite
 
Pretenca për bashkëpuntorët: 
 
Alfred Qefalia 10 vjet
Bledian Çela 15 vjet
Albi Mecini 12 vjet
Ervis Lami 18
Olsi Maci 11 vjet
 
Arratisja e bujshme nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit të 2013-ës, dhe aventura për 7 të dënuarit zgjati vetëm pak ditë, pasi të gjithë u vunë në pranga në një aksion të policisë.  Madje Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri u arrestuan në një magazinë në Përrenjas vetëm një ditë pasi arritën të dilnin nga qelitë e burgut në Korçë. Për arsye sigurie, 3 të dënuarit u zhvendosën në burgun e Peqinit për vazhdimin e vuajtjes së dënimit të përjetshëm për vrasje.
 
Admir Tafili është personi i cili ka marre përsipër autorësinë e organizimit te arratisjes ne 2013-ën. Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.
Authors

*

Top