Akuzat e Doshit, përfundon dëshminë Fatjon Skënderi

0Ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjon Skënderi, personi i përfolur si njeriu, i cili kishte porositur te Durim Bami vrasjen e Tom Doshit.

Për 5 orë e gjysëm me radhë ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes si personi që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndersa ka lene organin e akuzes, Skënderi nuk ka pranuar te beje asnje prononcim per mediat. Fatjon Skënderi erdhi një ditë më parë nga Gjermania vetem për të dëshmuar për çështjen.

Nga videorrëfimi i Durim Bamit, ky i fundit tregon se kishte qenë Fatjon Skënderi, ish shoferi i PR-së, dhe i njohur me emrin e shkurtuar, “Toni” i cili kishte kontaktuar me të për të kryer vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit në këmbim të 600 mijë eurove

Në Prokurori dëshmuan pardje edhe Ymer Lala dhe Ylli Xhaxhollari, pronar i lokal “Viva” në zonën e ish-Bllokut,  ku sipas “vrasësit te penduar” Durim Bami ishte marrë porosia për eliminimin e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

 

Authors

*

Top