Ahmet Pasha, jeta e tij mes roleve të shumtë

2Me plot 40 vite në skenën e teatrit dhe ekraneve televizive shqiptare, Ahmet Pasha është padyshim një nga artistët më të përqyer shqiptar. Mes mijërave duartrokitjeve të marra nga publiku, Ahmeti mbetet një nga artistët ku thjeshtësia dhe dashamirësia mbizotëron në të. Fjalët janë të tepërta për aktorin e mirënjohur por puna e palodhur tregon shumë për të. Me një karakter të qetë dhe të dashur, Ahmeti ka rrëmbyer zemren e publikut shqiptar.

Rolet në skenë janë të shumta që nga dita e parë e deri më sot ku artisti vazhdon të luaj po me atë pasion.

Fëmijëria

Aktori i mirënjohur shqiptar Ahmet Pasha lindi më 7 shkurt të vitit 1948 në Tiranë. Baba i tij ka lindur në Kukës.  Në moshën 1 vjeçare është zhvendosur në qytetin e Fierit ku kaloi rininë dhe fëmijërinë e tij. Nga viti 1966 kur filloi Akademinë e Arteve e deri më  tani jeton në Tiranë. Diplomohet në 1970 dhe emërohet menjëherë aktor në Teatrin Kombëtar, ku në janar të 1971 fillon zyrtarisht karriera e tij e gjatë mbi 40-vjeçare me trupën e këtij teatri. Dëshira për aktrim lindi natryrshëm tek artisti edhe pse familja e tij nuk kishte lidhje me artin, e as më pak me botën e aktrimit.

4

Aktorët, Fatos Haxhiraj, Anastas Kristofori, Ahmet Pasha , Viktor Zhusti, Edmond Budina dhe Leka Sefla

“E them natyrshëm, nuk kam pasur njeri nga familja që të ma injektonte dëshirën për aktrimin. Familja ime ka qenë një familje shumë e thjeshtë. Ishin zanatçinjsh. Kjo ka qenë edhe një arsye që u larguan nga Tiranë në Fier sepse atje hapën një zanat. Hapën disa dyqane me ëmbëlsira dhe me bulmetra”

Dëshira për aktrim spikati që në vogëli. Për këtë pjesë artisti do të shprehet “Që në fëmijëri kam pasur dëshira për të recituar dhe për të aktruar. Në periudhën e moshës time rinore kisha diçka dhe shquhesha nga diçka e veçantë se të tjerët. Në shkollën e mesme në Fier më aktivizuan disa aktorë si Fuat Boçi, Muahmet Sherri (aktor i shquar që është ndarë nga jeta para disa muajsh), etj.. Kam pasur rastin që të luaja me ta dy drama. Më kanë përzgjedhur nga aktivitetet që bënim në shkollat e mesme. Ata ma ushqyen dëshirën që të futem në këtë rrugë. Kjo nuk ka qenë një dëshirë e imja sepse unë jam marrë me sport dhe në atë kohë kam qenë basketbollist në ekipin e parë të qytetit të Fierit. Isha përkushtuar shumë ndaj basketbollit. Kam pasur disa pasione të tjera por jo që të bëhem aktor. E solli rastësia që unë të vija dhe të konkurroja në Akademinë e Arteve. Ka qenë nxitja e regjisorit të grupit dhe ndonjë aktori tjetër të cilët më thane: “provoje njëherë se ndoshta të pëlqejnë, por mund të zgjedhësh edhe degë të tjera”. Mund ta them edhe fjalën se ngeca në këtë profesion më vonë kur u futa në shkollë akoma më tepër kur u emërova dhe aktor në Teatrin Popullor.”

Kjo ishte edhe pikënisja e një rruge të gjatë e të bukur, plot emocion e aktorit të mirënjohur të skenës, Ahmet Pasha.

 7

Teatri

Janë rreth 90 role  në teatër dhe pak nëpër filma dhe ku 60 role janë role kryesore. Rolet e  tjera janë të dyta, por ka edhe ndonjë rol  të tretë.

 Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Flejkut në dramën “Arturo Ui”.  Për këtë rol, artisti do të shprehej “Mbaj mend se në datën 2 janar të vitit 1971 menjëherë jam futur në studio dhe regjisori Pirro Mani më ka komunikuar rolin që do të luaja tek “Arturo Ui”. Ka qenë një kontakt improsionues, shokant, sepse ka qenë një shfaqje gjigande ku merrnin pjesë artistë shumë të mëdhenj. Ka qenë Kadri Rroshi, Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Luan Qerimi, Prokop Mima, Violeta Manushi, Drita Pelingu, etj. M’u duk vetja sikur ndodhesha në një uzinë të madhe që prodhonte teatër të bukur dhe të madh, por edhe shumë të vështirë.”

5

Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat “Një dimër i shkurtër”,  “Sinjali i kuq”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini (“Udha e flamurit”), Abdyl Frashëri (“Epoka para gjyqit”), Gjenerali (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Inskerdoja (Monserati), Kadriu (Rajmonda), Mumja (Muzeu), si dhe në dramt “Prometeu”, “në jetë”, “Roemeo e Zhilieta”, Tiranozauri”, etj, etj.
Veprimtaria artistike

1971: Arturo UI – Flejku, Një dimër i shkurtër – Arbeni, Viti 61 – Petriti, Drita – Petriti, I pazëvendësueshmi – Kandidati i shkencave
1973: Sinjali i kuq – Borisi, Prefekti – Burri me opinga, Orfeu zbret ne ferr – Veli
1974: Toka jonë – Meti, Bashkë me agimin – Osja
1975: Duke gdhirë viti 1945 – Reizi,Curr Beja, Lumi i vdekur – Gaq Gjanica
1976: Karavidhet – Qytetari, Shenomeni dhe mua – Jani, Lulet e shegës – Togeri
1977: Gjëmimi atij dimri – Kabashi, Përmbytja e madhe – Gjergji
1978: Doktori pacient – Astriti, Miq te pafluar – Doktor
1979: Gryka e nëmur – Marku, Tragjedia e fundit e Deas – Ethemi, Cuca e maleve – Gjet Lleshi
1980: Lenini dhe fëmijët – Vasilievski
1981: Nga errësira në dritë – Irfan Dumrela
1982: Vizita e inspektorit – Xheraldi
1983: Epoka Para gjyqit – Abdyl Frasheri
1942: Kulla e Hutajve – Mul Prengu, Korabi
1985: Komunistet – Aleksi
1986: Nata e dymbëdhjetë – Orsino, Udha e flamurit – Isa Boletini
1987: Përball vetes – Lirimi
1988: Prometeu – Prometeu
1989: Në jetë – Jakobin, Monserati – Inskierdo, Gjenerali i ushtrise se vdekur – Gjenerali
1990: Hijet e natës – Selimi

6
1991: Nën dritat e skenës – Vaso
1992: Romeo dhe Zhulieta – Kapuleti, Besa – Demir Beu, Rikardi i trete – Hastinski
1993: Kati i gjashte – Babai
1994: Revizori – Gjykatësi, Në pritje të Godosë – Poco
1995: Motrat – Heroi, Tiranozauri – Salmoni
1996: Ne katin e dyte është parajsa – Burri me republike, Maria thotë për të gjithë – Djalli
1997: Inspektori – Nepunesi i spitalit
1998: Muzeu – Mumja, Darka e te marreve – Zhylieni, Shtepia ne bulevard – Autori
1999: Martesa me pahir – Filozofi, Absurditeti antik – Radomoni
2000 – 2008: Armiku i popullit – Kryeplaku, Njeriu kafsha dhe virtyti – Doktori, Një njeri në det – Presidenti – Oficeri, Nata e trokitjeve ne xhama – Rupi, Dua burrë – Pandi, Stine e mërzitshme ne Olimp – Epimetheu, Gomone – Intelektuali, Më mirë nesër se pasnesër – Llaqi, Ska te ngopur – Islami, Kulla e Fildishtë – Furtvangler, Si e mposhta Musolinin – Mesuesi, Babai – Prokurori, Një grua për jetë – Plaku, Medea – Kleanti, Alegreto Albania – Mesuesi
2009: Antigona kërkon babanë – Shefi, Emigrantet

Kinematografia

 Krahës teatrit ka marrë pjesë në disa filma artistikë.

Mimoza llastica – Babai (1971)

Qyteti më i ri në botë – Babai (1973)

Kur hidheshin themelet – Sekretari (1977)

Këmishët me dyllë – Pashai (1989)

Balada e Kurbinit – Komandanti i kështjellës (1989)

Njerëz dhe fate – Babai (2001)

8

Cmimet dhe Nderimet

 Është nderuar me çmime e diploma në konkurime teatrale dhe në vitin 1990 i është dhënë titulli i lartë “Artist i Merituar”.

Për këtë cmim artisti shprehet “Titullin e kam marrë në vitin 1990. Jam ndjerë mirë dhe në atë kohë nuk kishte vlera monetare. Dua të theksoj se vetëm në dhënien e çmimeve në atë sistem diktatorial nuk futej miqësia, por puna dhe aftësia. Nuk kam nostalgji, por ajo që është e vërtetë mbetet e tillë. Sot është futur politika në mes edhe në vlerësimin e artistëve. Kjo ndihet që nga emërimet që bëhen. Edhe aktorët në ato vite kanë qenë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shumë rrallë ishin dy aktorë që ngjanin me njëri-tjetrin”.

 

Related posts

*

Top